Zgjidh planin |
Microsoft 365 Business Basic |
Microsoft 365 Apps |
Microsoft 365 Business Standard |
---|
Aplikacionet Office të instaluara.
Eksperienca e Office të instaluar për deri në 5 tableta dhe 5 smartphone për çdo përdorues.Word, Excel, PowerPoint, Outlook, Publisher OneNote deri në 5 PCose Mac për çdo përdorues. Përfshin apps e reja Office 2016 për PC dhe Mac
|
|
|
|
Office në tablet dhe Smartphone
Eksperienca e Office të instaluar për deri në 5 tableta dhe 5 smartphone për çdo përdorues..
|
|
|
|
Versioni Online i Office.
Publishing Word, Excel dhe PowerPoint E-mail, kalendar dhe kontakte Business class.
|
|
|
|
Hapësirë për dokumenta dhe shpërndarje në Cloud.
1 TB hapësirë për çdo përdorues.
|
|
|
|
Email, calendar dhe kontakte Business class.
Me 50 GB inbox për çdo përdorues.
|
|
|
|
Mbledhje online pa limit.
Instant Message dhe video konferenca në HD. Përfshin aplikacionin Skype for Business.
|
|
|
|
Rrjet social i kompanisë.
Rrjet social i brendshëm i krijuar për të ndihmuar punonjësit të bashkëpunojnë nga departamente dhe vendndodhje të ndryshme.
|
|
|
|
Mjete profesionale për histori dixhitale.
Më shumë mundësi për të krijuar raporte interaktive, prezantime dhe më shumë.
|
|
|
|
|
300
|
300
|
300
|
99.9% funksionim të garantuar në marrëveshjen e nivelit të shërbimit.
Kujdes ndaj klientit 24/7.
Siguri të dhënash me standartet më të mira globale.
Çfarë është Microsoft 365? Si ndryshon nga Microsoft Office?
Microsoft 365 i referohet planeve të pajtimit që mundësojnë akses në progamet kompjuterike Office dhe shërbime të tjera produktive të ofruara në Internet (shërbime “cloud”). Microsoft 365 përfshin plane për biznesin. Planet Microsoft 365 për biznesin përfshijnë shërbime të tilla si Skype për konferenca web për Biznes, adresa email biznesi në Online Exchange, dhe hapësirë memorie shtesë në OneDrive për Biznes. Shumë plane pajtimi Microsoft 365 përfshijnë gjithashtu edhe versionin desktop të progameve kompjuterike Office, të cilat përdoruesit mund ti instalojnë në disa kompjutera dhe pajisje. Programet që mund të instalohen përfshijnë: Word, Excel, Power Point, One Note, Outlook, Publisher, dhe Access (Publisher dhe Access janë të vlefshëm vetëm për kompjutera). Këto programe mund të instalohen në disa pajisje njëherazi, duke përfshirë këtu, kompjutera, Makintosh, tablete Android, telefona Android, iPad, dhe iPhone. Kur përdoruesi është në zotërim të një plani aktiv Microsoft 365, ai do të mund të përdor versionin më të ri të programit të zgjedhur.
A është aksesi në internet i nevojshëm për 365?
Shumë plane Microsoft 365 përfshijnë gjithashtu edhe versionin e Office për kompjuter, për shembull, Microsoft 365 Biznes Premium. Një nga benefitet e programeve Office për kompjuter është se mund të punoni “offline” dhe të keni pritshmërinë që sapo të lidheni në Internet i gjithë dokumentacioni juaj të sinkronizohet, kështu që ju nuk keni pse të shqetësoheni që dokumentat tuaj të jenë të rifreskuar. Versioni i programit tuaj Office është gjithashtu version më i fundit i vlefshëm për përdoruesit.
Cfarë është “Cloud” (Reja)?
“The cloud"(reja) është një mënyrë e thjeshtë për të përshkruar të gjitha shërbimet që mund të procesohen duke u aksesuar nga një ambient jashtë organizatës tuaj. Kur ju përdorni shërbime që bazohen në cloud, infrastruktura juaj IT është e vendosur jashtë vendodhjes së organizatës tuaj, dhe mirëmbahet nga një palë e tretë në vend që të vendoset në një server brenda rrjetit të organizatës tuaj që mirëmbahet nga ju.
Sa përdorues mund të jenë aktiv në Microsoft 365?
Microsoft 365 është mjaft e përshkallëzueshme dhe mund të mbështesë nga bizneset me një përdorues tek bizneset apo kompanitë me dhjetëra mijëra përdorues: Planet e Biznesit Microsoft 365 janë shumë të përshtatshme për kompani me një deri në 300 përdorues. Planet Microsoft 365 Enterprise janë shumë të përshtatshme për organizata që variojnë në madhësi nga një punonjës deri tek 50,000-e më shumë përdorues.
Cilat aplikime për telefoninë celulare janë të vlefshme për Office?
• Office për Android™: Shikoni, krijoni dhe redaktoni dokumente me anë të funksionit të prekjes në aplikimet Word, Excel dhe Power Point. Ju mund të jeni të sigurtë që aplikacioni Office për Android do të ruajë të paprekur formatimin në mënyrë të tillë që dokumenti të vazhdojë të duket mirë edhe kur ktheheni në kompjuterin tuaj personal apo Mac. Në programin Word, mund të shtoni komente duke punuar njëkohësisht me përdorues të tjerë. Rishikoni dhe modifikoni skedarët në Excel si dhe shtoni formula apo grafikë. Mund të modifikoni prezantimet tuaja në Power Point dhe t’i shfaqni ato në komunikim “wireless” në ekrane të mëdha. Ju mund të shikoni dokumente falas me Office për Android. Për të krijuar apo redaktuar dokumente falas me aplikacionin Office për Android, ju duhet të keni një pajtim të vlefshëm në Microsoft 365, Microsoft 365 Biznes, Microsoft 365 Biznes Premium.
• Office për iPad®: Shikoni, krijoni dhe redaktoni dokumente me anë të funksionit të prekjes në aplikimet Word, Excel dhe PowerPoint. Ju mund të jeni të sigurtë që aplikacioni Office për iPad do të ruajë të paprekur formatimin në mënyrë të tillë që dokumenti të vazhdojë të duket mirë edhe kur ktheheni në kompjuterin tuaj personal apo Mac. Në programin Word, mund të shtoni komente duke punuar njëkohësisht me përdorues të tjerë. Rishikoni dhe modifikoni skedarët në Excel si dhe shtoni formula apo grafikë. Mund të modifikoni prezantimet tuaja në Power Point dhe ti shfaqni ato në komunikim “wireless” në ekrane të mëdha. Ju mund të shikoni dokumente falas me Office për iPad. Për të krijuar apo redaktuar dokumente falas me aplikacionin Office për iPad, ju duhet të keni një pajtim të vlefshëm në Microsoft 365, Microsoft 365 Biznes, Microsoft 365 Biznes Premium.
• Office Mobile për celularë: Office Mobile është i instaluar paraprakisht në telefonat windows Phone 8 and dhe është i vlefshëm për disa modele të iPhone® dhe Android. Office Mobile ofron përmbajtje shumë të mirë dhe aftësi editimi ndërsa jeni në lëvizje.Ju mund të jeni të sigurtë se aplikacioni Office Mobile do të ruajë të paprekur formatimin në mënyrë të tillë që dokumenti të vazhdojë të duket mirë edhe kur ktheheni në kompjuterin tuaj personal apo Mac. Office Mobile për telefonat iPhone dhe Android mund të përdoret falas për qëllime jo komerciale, thjesht duke shkarkuar aplikimin nga telefoni. Për të krijuar apo redaktuar dokumente apo për të hyrë tek dokumentet e ruajtura në Share Point dhe One Drive për Biznes në ambjente, ju duhet të keni një pajtim kualifikues Microsoft 365 Business Premium.
• Outlook Mobile: Telefonat Windows Phone 8 përfshijnë një version të para-instaluar të Outlook që mund ta përdorni për të patur akses tek Outlook.com, Microsoft 365, ose email Exchange.
• Outlook Mobile: Telefonat Windows Phone 8 përfshijnë një version të para-instaluar të Outlook që mund ta përdorni për të patur akses tek Outlook.com, Microsoft 365, ose email Exchange.
• OneNote: Ju mund të përdorni aplikimin OneNote për të hyrë në shënime tuaja ndërsa jeni në lëvizje. Ky aplikacion është i disponueshëm për telefonat Windows 8, iPhone, iPad, dhe Android.
• OWA: Nëse keni pajtim në Microsoft 365 që përfshin Exchange Online, ju mund të përdorni aplikacionin OWA për të renditur, skanuar, dhe përgjigjur emaileve, dhe për të qëndruar në krye të programit tuaj. Ky aplikacion është i vlefshëm në iPhone dhe iPad.
Çfarë duhet të instaloj kur regjistrohem në Microsoft 365?
Ju nuk duhet të instaloni asgjë që të përdorni Microsoft 365.Për t’ju ndihmuar të lidhni versionin e kompjuterit tuaj me versionin më të fundit të Office, Office 2013, Office 2010, dhe Office 2007 të Microsoft 365, Microsoft i siguron klientëve të Microsoft 365 një pjesë të programit kompjuterik që mund të instalohet—të quajtur “Office Desktop Setup”—falas.Benefitet kryesore të instalimit “Office Desktop Setup” përfshijnë:
• Njohje automatike të përditësimeve të fundit.
• Instalimi i përditësimeve dhe komponentëve të rinj pas aprovimit apo në heshtje nga një komandë e linjës.
• Konfigurimi automatik i Outlook dhe Microsoft Skype për Biznes i përdorur nga Microsoft Microsoft 365.
• Çinstalim automatik nga kompjuteri klient pas ekzekutimit.
Ju mund të gjeni dhe instalon versionin Desktop Office në qendrën e administrimit të Microsoft 365.
Çfarë ndodh nëse unë zotëroj një emër “domain”?
Ju mund të shtoni emrin e domain që ju dispononi tek Microsoft 365 për të krijuar adresa email me domain-in tuaj
Si mund të krijoj shërbimet e mia Microsoft 365?
Konfigurimi i Microsoft 365 paraqet udhëzime hap-pas-hapi. Në vetëm disa hapa ju mund të regjistroheni në Microsoft 365, të vendosni emrin domain të organizatës tuaj dhe të shtoni përdorues, të instaloni programet Office, dhe të zhvendosni email-in tuaj ekzistues në Microsoft 365.
Çfarë ndodh me të dhënat e mia nëse anulloj pajtimin tim?
Të dhënat ngelen tuajat. Nëse ju vendosni të anulloni pajtimin tuaj në Microsoft 365, ju mund të shkarkoni të dhënat tuaja—për shembull, emailet tuaja apo dokumentet e skuadrës dhe ti ruani ato në një server/vendodhje tjetër. Ju duhet t’i ruani të dhënat përpara se të anulloni pajtmin. Pasi të keni anulluar pajtimin tuaj të dhënat e asociuara me llogarinë tuaj në Microsoft 365 do të jenë të disponueshme për administratorin tuaj në një llogari të veçantë për një kohëzgjatje të limituar prej 90 ditësh.