one co location
One Co-location

Shërbimi "Colocation" u ofron përdoruesve mundesinë që të hostojnë/vendosin pajisjet e tyre kryesisht për qëllime IT (dhe telekomunikacioni) në mjediset e datacenter-ave të ONE

Na kontakto tani në cloud@one.al

Shërbimi është projektuar me qëllimin që të përmbushë nevojat e klientëve biznes dhe operatorëve te ndryshëm në drejtim të ofrimit të ambjenteve të datacenter-ave të certifikuar, dhe që ofrojnë siguri fizike, furnizim të mbrojtur me energji elektrike, kondicionim, konektivitet të mbrojtur, sistem parandalimi dhe shuarje zjarri, vizita (në datacenter), si edhe monitorim të ambjentit ku vendosen pajisjet e tyre.

Përse ta zgjidhni këtë shërbim:

  1. Çmime të përballueshme për të gjitha paketat,
  2. Datacenter-a te certifikuar ISO 27001,
  3. Datacenter-a të projektuar dhe ne process certifikimi Tier 3,
  4. Tarifë e ulët instalimi ose pa tarifë instalimi për disa nga paketat,
  5. Trafik i palimituar drejt dhe nga pajisjet,
  6. Furnizim i mbrojtur me energji elektrike (2N gjenerator dhe 2N +1 UPS),
  7. Kondicionim i mbrojtur,
  8. Konektivitet i mbrojtur,
  9. Sistem monitorimi dhe shuarje zjarri,
  10. Mundësi të shumta zgjedhjeje të shërbimeve shtesë,
  11. Neutralitet në zgjedhjen e ofruesit të konektivitetit.

Shërbimi mundësohet në dy kategori kryesore: Colocation Shared (i përbashkët) dhe Colocation i Dedikuar

Colocation Shared (ipërbashkët): Përdoren kabinete të përbashkëta për disa klientë. Është e përshtatshme për klientë që duan të hostojnë një numër të kufizuar pajisjesh. 

Colocation i dedikuar: i përshtatshëm për klientë që duan një ambjent të dedikuar privat dhe që mund të mbajë një numër më të madh pajisjesh. 

Përvec planeve standarde të mësipërme, One Albania mundëson edhe shërbime shtesë për klientët, si: kafaz metalik (cage), shërbime shtesë Internet/Data, suport shtesë, si edhe sipërfaqe anti-sizmike. 

Shërbimi kafaz metalik: është i përshtatshëm për klientë që kërkojnë një nivel të lartë të sigurisë dhe privatësisë.
 

Shërbime shtesë Internet/Data: Nëse nevojitet kapacitet shtesë që lidhet me paketën e marrë colocation në datacenter, do të mundësohet tarifë preferenciale për qëllimin e këtij kapaciteti.

Shërbimi suporti shtesë: Për klientë që kërkojnë kryerjen e veprimeve të caktuara nga inxhinierët e certifikuar të One Albania.

-Kohëzgjatja minimale e kontratës do të jetë prej 12 muajsh.

-Aktivizimi i shërbimit ndjek një procedurë aprovimi.

Për kërkesa specifike dërgoni e-mail në Business@one.al ose na telefononi në 149 (ose 042200149).