ONE Albania & ALBtelecom, si pjesë e Grupit Hungarez 4iG, po bashkëpunojnë për të sjellë në sinergji me njëri-tjetrin produktin “One Super Familja”, i cili do të ofrohet në pikat e shitjes të të dy kompanive, duke filluar nga data 1 shtator.
Hapi i radhës i procesit të integrimi të dy prej kompanive më të mëdha në tregun e telekomunikacionit në vend është materializuar edhe në produktin e parë të kombinuar, që të dy operatorët sjellin së bashku si dhe ofrimin e katër shërbimeve cilësore njëkohësisht: rrjetin e lëvizshëm, rrjetin fiks, TV dhe internet.