Të reja

Të reja
08-12-2021

Tregu i operatorëve celularë po fillon të ndryshojë duke rritur konkurueshmërinë. Mbështetur në të dhënat e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), rezulton se ONE Albania po rrritet ndjeshëm në treg duke arritur 41% të tregut, nga 37% që kishte në fund të vitit 2020. E shprehur ndryshe, në fund të muajit shtator, ONE numëron 1.1 milion abonentë.

Të dhënat e fundit të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare tregojnë se numri total i pajtimtareve (karta sim) eshte rritur me 15.1% nga viti në vit dhe 8.6% krahasura me 3 mujorin e fundit.

Të reja
11-09-2020

Telekom Albania tashmë është ONE Albania, dhe kështu nis një epokë e re për operatorin e parë të telefonisë celulare në vendin tonë. Ky ndryshim i rëndësishëm u bë sot i ditur nga aksionerët e kompanisë, dhe përparësitë janë menjëherë të dukshme.

Elvin Guri, aksioneri më i madh i ONE Albania, u shpreh se tani lidhja e tij me ekonominë shqiptare forcohet më tej. “Është nder për mua si investitor të jap kontribut për vendin tim. ONE Albania do të bëhet kompania e të gjithë shqiptarëve”, u shpreh ai.

Të reja
15-07-2020

Tiranë, 2 Prill - UNDP Albania dhe Telekom Albania njoftuan fillimin e një partneriteti në mbështetje të luftës kundër pandemisë Coronavirus: "Përhapni Fjala, jo Virusin".

Të reja
Teknologji
15-07-2020

Ericsson është përzgjedhur nga Telekom Albania si kompania që do të modernizojë rrjetin e transmetimit të saj, me një marrëveshje që shrihet në një periudhë pesë-vjeçare.

Kjo marrëveshje u shpall gjatë ceremonisë që u zhvillua ditën e sotme, ku përfaqësues nga Telekom Albania, Ericsson si edhe qeveria shqiptare ndanë me të ftuarit rëndësinë e këtij bashkëpunimi. Nën konceptin “One Vision”, në event u komunikuan planet e transformimeve për vitin 2020 dhe si do ndikojnë këto ndryshime në një shoqëri moderne, me kërkesë gjithmonë në rritje për konsum të dhënash.