One Albania mbështet natën elektrizuese nën tingujt e dj me famë botërore Paul Kalkbrenner

26-04-2024

Për të gjithë dashamirësit e muzikës elektronike, e premtja e datës 26 prill, premton të jetë një shfaqje emocionuese dhe ritmike. Qendra e kryeqytetit do të përfshihet nga një atmosferë magjike, falë tingujve tekno të DJ. Paul Kalkbrenner. Me mbështetjen e One Albania, si një katalizator i përhershëm i argëtimit cilësor, Tirana përgatitet për një natë të paharrueshme nën yje. Me një repertor që përfshin mbi 137 këngë dhe remikse të shumta, Paul Kalkbrenner ka thyer kufijtë tradicionalë të muzikës elektronike dhe kryeson skenat më të mëdha botërore të festivaleve dhe eventeve. Ndër të tjera, ai ka luajtur në Tomorrowland në 2018 dhe 2022 si dhe gjithashtu u ftua nga qeveria gjermane për të performuar para 400,000 njerëzve me rastin e 25-vjetorit të rënies së Murit të Berlinit. Ai nuk është vetë një DJ., por është një producent dhe artist ndërkombëtar. Performanca elektrizuese e Paul Kalkbrenner, e përgatitur për të kënaqur dhe dhuruar emocione për audiencën, falë mbështetjes së One Albania, do të jetë një përvojë gjithëpërfshirëse tekno si kurrë më parë në 26 prill, në orën 19:00, në Sheshin Italia. Ejani të shijojmë së bashku një natë të paharruar nën tingujt elektrizues të DJ. Paul Kalkbrenner.