FESTOJMË SË BASHKU DITËN E VERËS DHE PËRVJETORIN E PARË TË MARKËS ONE ALBANIA

18-03-2024
1

FESTOJMË SË BASHKU DITËN E VERËS DHE PËRVJETORIN E PARË TË MARKËS ONE ALBANIA

One Albania vazhdon traditën e mbështetjes së festës kombëtare të Ditës së Verës.  Në të njëjtën ditë me festivalin e Ditës së Verës, marka One Albania feston edhe 1 vjetorin e saj në treg. Tirana është zgjuar sot e mbushur me ngjyrat e pranverës, për ta pritur këtë stinë dhe për të festuar ditëlindjen e parë të markës One Albania, në një mënyrë mbresëlënëse, me koncerte, lojra, aktivitete argëtuese dhe plot dhurata për fëmijë e të rritur, mundësuar nga kompania me e madhe e telekomunikacionit në Shqipëri.

Edhe këtë vit One Albania sjell një seri ngjarjesh elektrizuese, dy koncerte të mëdha, që premtojnë një eksperiencë unike nëpër qytet, gjatë gjithë ditës deri në mesnatë, shumë argëtim, surpriza dhe dhurata. Fëmijë dhe të rritur do të kenë stacione të dedikuara për Facepaint dhe Make Up, Gigabytes falas dhe dhurata për të gjithë ata që do vizitojnë stendat e One Albania, për ta bërë këtë ditë vere të paharruar.

2

Një koncert lëvizës nis nga sheshi “Nënë Tereza”, duke përçuar energjinë e festës nëpër rrugët e Tiranës, me performancat e artistëve më të dashur për publikun si: Xhensila Myrtezai, Valbona Mema dhe Artiola Toska, të cilat  do ndezin atmosferën e ditës me këngët më të bukura për çdo brez.

Por argëtimi nuk u ndal me kaq! Një hapësirë e dedikuar i është rezervuar të rinjve dhe muzikës alternative. “Street Party” është koncerti që do të zhvillohet në zonën e ish-bllokut, ku artistë ndërkombëtar të muzikës elektronike do të performojnë për herë të parë për audiencën shqiptare.

Në këtë përvjetor të parë të markës One Albania, ky brand tashmë vjen i konsoliduar dhe me shumë risi për abonentët e tij.

3


"Ndihemi të emocionuar që jemi zgjedhur Rrjeti më i mirë Mobile në Shqipëri, nga kompania finlandeze Omnitele . Ky vlerësim patjetër është dëshmi e angazhimit tonë të palëkundur për të ofruar shërbime të nivelit sa më të lartë për klientët tanë. Për ne marka One Albania përfaqëson thelbin e mënyrës se si ne punojmë dhe sillemi dhe si do të donim të perceptoheshim nga klientët.”- tha z.Brano Djurovic, Drejtor Ekzekutiv i One Albania.
 

Marka ONE Albania përfaqëson energji, pozitivitet, lumturi dhe miqësi, vlera me të cilat Dita e verës festohet nga shqiptarët.Me shumë surpriza të rezervuara, kompania mbetet e përkushtuar për të sjellë gëzim dhe lidhje më të forta mes njerëzve, brenda dhe jashtë Shqipërisë.

4