Sonila Profili mban pozicionin e Drejtores së Teknologjisë së Informacionit në One Albania.
Me një karrierë të gjatë profesionale që zhvillohet në më shumë se 2 dekada në industrinë e telekomunikacionit, ajo ka patur kontribute të rëndësishme në planifikimin e buxhetit të teknologjisë, menaxhimin e projekteve dhe iniciativat e transformimit digjital në kompanitë kryesore të telekomunikacionit.
Rrugëtimi i Sonilës në këtë industri nisi me Vodafone, ku ajo mbajti role të ndryshme për 9 vjet.
Më pas ajo u pozicionua si Drejtoreshë e Departamentit të Zhvillimit të Teknologjisë së Informacionit, në Plus Communications, ku për 4 vite drejtoi ekipin e saj përmes projekteve të shumta të teknologjisë së informacionit.
Në vijim të karrierës së saj profesionale, Sonila u transferua në ALBtelecom si Drejtoreshë e Departamentit të BSS, gjatë një projekti të rëndësishëm transformimi BSS/OSS.
Sa i përket formimit akademik, Sonila ka përfunduar studimet master në Inxhinieri Elektronike në Universitetin e Tiranës, si edhe ka ndjekur një MBA ekzekutiv nga Universiteti i Vienës, CEU, duke plotësuar kështu njohuritë e saj në kuadrin teknik dhe strategjik.