Ilir Duka mban pozicionin e Drejtorit të Grupit të Teknologjisë në One Albania.
Ai është pjesë e kompanisë prej më shumë se 24 vitesh dhe ka një përvojë të gjatë profesonale në fushën e telekomunikacionit. Z. Duka iu bashkua kompanisë si inxhinier për planifikimin e rrjetit që në krijimin e saj në vitin 1995.
Më pas, ai u emërua Manaxher për Planifikimin & Optimizimin e Rrjetit, dhe nga viti 2005 deri në vitin 2018 ka drejtuar Departamentin e Inxhinierisë së Radio & Transmetimit. Në këtë kohë, ai u emërua Drejtor i Divizionit Teknik & TI-së, një rol i përkohshëm deri në shitjen e kompanisë tek Grupi ATI. Përgjatë karrierës së tij, Z. Duka ka udhëhequr modernizimin teknologjik dhe zgjerimin e rrjetit të One.
Ai është diplomuar në degën e Telekomunikacionit pranë Universitetit Politeknik të Tiranës dhe ka kryer gjithashtu studimet pasuniversitare Master në degën e Administrim Biznesit pranë Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Tiranës.