Me një përvojë pune prej 17 vitesh, Gentiani na tregon sfidat e përditshme të një inxhinieri rrjeti ne One Albania.
Pjesë e një prej ekipeve me punën më të specializuar dhe teknike në kompani, Gentjani na tregon me hollësi detaje e përditshmja e tij në punë. Tanimë prej 13 vitesh, ai ndihet mirë sa i takon bashkëpunimit dhe mbështetjes që merr nga kolegët. Njihuni me Gentjanin, Core and IP Support Unit Specialist
Zamiri, i cili ka 16 vjet në kompani, përpiqet në maksimum që çdo detyrë ta mbyllë brenda ditës, duke mos lënë asgjë pezull deri të nesërmen.
Pjesë e një departamenti tepër dinamik si Financa Operacionale, Sabina Sherko na tregon se si kontabiliteti është në vetvete një proces përkthimi që kërkon saktësi dhe përkushtim.
Me një eksperiencë relativisht të shkurtër në One, Albani beson se për punonjësit e rinj është e rëndësishme të ndërtojnë marrëdhënie pozitive dhe efektive me kolegët në mënyrë që të arrijnë rezultatet e dëshiruara.
Alma Hoxha: “Zhvillimi profesional, ndërtimi i marrëdhënieve të besueshme me bashkëpunëtorët dhe klientët tanë janë çelësi i suksesit.’’
Me një përvojë relativisht të shkurtër në kompani, Dorina është shëmbulli perfekt se puna e pa lodhur përkthehet në mobilitet hierarkik brenda organizatës. Mes sfidash të shumta dhe në një përpjekje të vazhdueshme për të plotësuar nevojat e menaxhimit, besimi i dhënë është një motivim i madh për të.
Bledari, i cili e ka teknologjinë një komponent thelbësor të punës së tij, e konsideron zhvillimin e saj si një fllad ndryshimi si në këngën “Wind of Change” të grupit Scorpions. Me një përvojë prej mbi një dekade në fushën e telekomunikacionit, për Bledarin ky titull është një stimul për të vazhduar pasionin e tij që e ka pasur që në adoleshencë.
Me një përvojë prej më shumë se 27 vitesh në fushën e telekomunikacionit, Anilda e sheh veten si një bashkëudhëtare të një procesi shumë dinamik, ku duhet të përshtatet me aftësi profesionale dhe në mënyrë koherente.
Ndonëse pjesë e One për një kohë relativisht të shkurtër, Lorisa është një tregues i mirë se puna dhe përkushtimi nuk kalohen pa u vënë re. Lorisa, e prirur të shkojë përtej në çdo hap të sajin, na tregon mbi sfidat dhe përgjegjësitë e departamentit më të ri ku ajo bën pjesë.
Tesi Isaj: Në fëmijërinë time, kam menduar që një hero bën gjëra të jashtëzakonshme. Sot, falë One kuptova që të punosh me pasion dhe përkushtim mund të bëhesh edhe ti një hero.
Kosta e sheh të qënit Everyday Hero njëkohësisht si sfidë dhe përgjegjësi. Ai udhëhiqet prej objektivit final dhe realizimi me sukses i këtyre objektivave e motivon që të japë çdo ditë më të mirën. Njhuni më shumë me Kostën, Specialist i Njësisë së Sistemeve të Operimit, Suportit dhe Platformave të Planifikimit
Me një përvojë prej 11 vitesh në kompani, Ditmari na tregon rrugëtimin e tij në One. Duke qënë i besimit se vlera e kompanisë që i përshtatet më shumë është ajo e të qënit miqësor, ai është i bindur se thjeshtësia dhe bashkëpunimi me kolegët formojnë tablonë e rezultatit final që na dallon si kompani.
Me një përvojë prej 20 vitesh në kompani, Blerina Bektashi na tregon mbi rrugëtimin e saj që prej mbarimit të shkollës së lartë e deri tek emërimi si shefe njësie në Departamentin e Biznesit. Krahas njohurive të thelluara teknike, Blerina vendos theksin ndershmëria dhe profesionalizmi në punë, duke synuar gjithmonë arritjen me sukses të objektivave të saj.
Ka vetëm tre vite në One, megjithatë, ka prekur nga afër pothuajse të gjitha rolet e specialistes brenda Departamentit të Financës operacionale. Në këto vite dinamike e ndryshimesh për kompaninë, Doris Rapi na rrëfen se e gjithë puna dhe përgjegjësitë kanë ndikuar masivisht në rritjen e saj profesionale, dhe se fryma e grupit dhe puna në zyrën e saj është një shembull motivimi.
Nuk do te kalonte shume kohe pas diplomimit per Marredhenie Nderkombetare ne Fakultetin e Shkencave Politike kur do t'i bashkohej ekipit tone te Sherbimit ndaj Klientit, aty ku fjala "Alo" do te hapte shpeshhere ditet e saj te punes. Tashme, Sonja ka 7 vjet ne rolin e Supervizores se Turnit ne Qendren e Sherbimit ndaj Klientit te po te njejtit department ku nisi dhe eksperiencen e pare te punes, 12 vite me pare.