Njoftim për shërbimin e ri

22-05-2023

One Albania sh.a ju njofton se duke filluar nga data 1 Qershor 2023, do të lançojë shërbimin e ri, ku abonentët mobile me kontratë të cilet do të aktivizojnë një linjë të re në shërbimin Internet/HomeNet, IPTV, do të përfitojnë zbritje të dedikuar në këto shërbime.

Pajtimtarët mobile në planet tarifore me kontratë, të cilët do të aktivizojnë një linjë të re Internet/HomeNet ose IPTV, do të përfitojnë zbritje në pajtimin mujor të këtyre shërbimeve fikse për 24 muaj. Zbritja e përfituar në pajtimin mujor do të variojë në bazë të shpejtësisë së Internetit dhe/ose paketës TV që do të përzgjidhet nga vetë pajtimtari. Këto përfitime do të jenë të vlefshme vetëm për linjat e reja Internet/HomeNet, IPTV me kontratë 24 mujore.

Pajtimtarët që do të bëhen pjesë e këtij shërbimi të kombinuar:

a) Do të marrin një faturë të vetme për të gjitha shërbimet mobile dhe fikse.

b) Aktivizimi në shërbimet fikse do të jetë pa asnjë kosto instalimi.

Për më shumë informacion, vizitoni dyqanet ONE ose Shërbimin e Klientit në 123 ose 142.