Ndryshim çmimi te paketes shtese Tring Sport

21-08-2023

“ONE Albania sh.a ju njofton si më poshtë për ndryshimin e çmimit të paketës shtesë Tring Sport:

Duke filluar nga data 1 Shtator 2023 aktivizimet e reja të paketës shtesë Tring Sport do të kushtojnë 700 lekë/muaj.

Pajtimtarët ekzistues në kanalet sportive si dhe ata qe do të rinovojnë  kontratën do të vazhdojnë ta përfitojnë paketën shtesë Tring Sport me 500 lekë / muaj.

Për më shumë informacion, vizitoni dyqanet ONE ose Shërbimin e Klientit në 123 ose 0672000123.”