Kërko
Ju mund të kontrolloni në çdo kohë njësitë e mbetura nga paketa juaj duke:
Nëpërmjet aplikacionit My One
Dërguar sms me tekst BA në numrin 142 (Falas)
Duke telefonuar shërbimin e klientit 142 dhe të shtypni 0 për t'u transferuar tek agjentët tanë (Falas)
Nëpërmjet “Llogaria Ime” në faqen tonë zyrtare www.one.al
Ju sugjerojmë të mos lejoni përditësime automatike (Automatic Updates) në telefonin tuaj.
Vendoseni këtë opsion të fikur (OFF), ose të zgjidhni të bëni përditësime vetëm në Wi-Fi.
Në këtë mënyrë MB e përfshirë në paketën tuaj nuk do të konsumohen për përditësime automatike për të cilat ju nuk jeni në dijeni.
Për më shumë detaje se si mund të kurseni internetin ne smartphonin tuaj, ndiqni linkun në vijim: https://www.one.al/giga-saver/
Dërgoni një SMS në numrin 55588 me tekst: shumën që dëshironi të transferoni, hapësirë, numrin e telefonit të abonentit ku dëshironi të transferoni kreditin e caktuar. (p.sh. 100 068xxyyyyy tek 55588) ose duke përdorur shërbimin Easy Menu (#100#)
Po. Ju do të tarifoheni njësoj dhe në të dyja rastet shërbimi kushton 20 lekë (me TVSH) nëse transferta kryhet me sukses.
Jo. Shërbimi Transfertë Krediti nuk e bën të mundur shtyrjen e afatit të skadencës.
Mund të transferoni një sasi të caktuar krediti që varion nga 100 lekë deri në 500 lekë në ditë dhe jo më shumë se 2,500 lekë në muaj tek një abonent tjetër One me parapagesë.
Ju mund të rimbushni kartën tuaj apo të dikujt tjetër në çdo kohë nëpërmjet aplikacionit My One ose faqes tonë zyrtare www.one.al.
Gjithashtu, mund të paraqiteni pranë një dyqani One ose duke kontaktuar në numrin 141 dhe të ndiqni udhëzimet që ju jepen.
Kontaktoni me numrin 0681000141 dhe ndiqni udhëzimet e zakonshme.
Kontaktoni me Kujdesin Ndaj Klientit në numrin 139 për të dhënë të saktë numrin serial PK që gjendet në kartën tuaj rimbushëse. Zhbllokimi i rimbushjes do t'ju bëhet menjëherë.
Rimbushja bllokohet nëse gjatë proçedurës së rimbushjes vendoset tre herë gabim kodi me 12 shifra i kartës rimbushëse.
Shuma me të cilën mund të kryeni rimbushje elektronike nis nga 100 lekë e më lartë.
Nëse keni më pak se 10 Lekë në kartën tuaj: hyni në Easy Menu (#100#), zgjidhni shërbimin Extra Credit dhe rimbushni llogarinë tuaj me 100 ose 200 Lekë.
Ju duhet të dërgoni një SMS në numrin 55525 dhe si tekst të shkruani numrin që dëshironi t'ju kontaktojë. (p.sh. 068yyxxxxx tek 55525).
Ju mund të kontaktoni me Kujdesin ndaj Klientit në numrin 139 dhe të jepni të saktë informacionin që do t'ju kërkohet për të marrë kodin PUK ose mund të paraqiteni pranë dyqaneve One me mjet identifikimi (pasaportë, kartë identiteti ose patentë e re).
Gjithashtu, nëpërmjet aplikacionit My One, ju mund të gjeni kodin PUK të numrit tuaj në çdo moment
Kur kodi PIN vendoset tri herë gabim karta juaj bllokohet dhe ju kërkohet vendosja e kodit PUK . Vendosni të saktë kodin PUK 1 për të zhbllokuar kartën tuaj.
Numri çaktivizohet nëse përfundon vlefshmëria e rimbushjes dhe pas kësaj periudhe ju keni tre muaj në dispozicion për të kryer rimbushjen.
Për informacion mbi riaktivizimin e numrit, duhet të paraqiteni në një dyqan One me mjet identifikimi (kartë ID ose pasaportë).
Ju mund të paraqiteni pranë çdo dyqani One, në të gjithë Shqipërinë, së bashku me një mjet identifikimi: Pasaportë, Kartë Identiteti ose Patentë për ngarjen e makinës (të re). Për abonentët me parapagesë shërbimi kushton 360 Lekë (me TVSH).
Për çdo ankesë apo kërkesë ju mund të:
Ju mund të zgjidhni vetë si deshironi ta merrni përgjigjen:
1) Në adresën tuaj të e-mail-it.
2) Në adresën e shtëpisë.
3) Duke shkuar në një nga dyqanet One.
4) Duke ju kontaktuar në numrin tuaj të telefonit.
Jo, ankesa mund të dërgohet edhe:
- me e-mail në adresën: complaints@one.al
- nëpërmjet aplikacionit My One, në menunë Kujdesi ndaj Klientit
- me postë, në adresën tonë "Rruga Vangjel Noti, Laprake; Tirane"
Për abonentët me parapagesë mund të pregatitet një faturë e detajuar për 3 muajt e fundit nga momenti kur bëhet kërkesa.