Aftësi të veçanta

Aksesueshmëria në website

Aksesueshmëria në website është thelbësore për njerëzit me aftësi të veçanta dhe e dobishme për të gjithë. Faqja e ONE Telecommunications është ndërtuar për të gjithë njerëzit, pavarësisht nga gjuha, vendndodhja ose aftësitë e tyre, duke qenë e aksesueshme për njerëzit me aftësi të ndryshme dëgjimi, lëvizjeje, shikimi e të tjera.

Aksesueshmëria është thelbësore për ne, me qëllimin që t’i mundësojmë të gjithëve përdorimin e produkteve dhe shërbimeve tona.

Nëpërmjet kësaj iniciative, përfitojnë dhe individët që nuk janë me aftësi të veçanta, si për shembull:

  • Personat që përdorin telefona celularë, orë inteligjente, televizorë inteligjentë dhe pajisje të tjera me ekrane të vegjël.
  • Personat e moshuar.
  • Personat me “aftësi të kufizuara të përkohshme” të tilla si, krahu i thyer, syzet e humbura ose kur ndodhen në një mjedis ku nuk mund të dëgjojnë audio.