Mirë se vjen në ONE ALBANIA!


Rrjeti ynë i besueshëm ONE po rritet vazhdimisht dhe po zgjeron kapacitetet, duke shkuar përtej dhe duke i dhënë përparësi inovacionit, përsosmërisë dhe përmirësimit të vazhdueshëm, për të ofruar shërbime superiore fikse, mobile e TV.
Me teknologjinë më të madhe dhe më të fundit të fibrës optike, jemi të përkushtuar të lidhim familjet shqiptare duke e bërë ONE Albania portën kryesore drejt botës së internetit broadband! Rrjeti ynë Mobile është i shpejtë, i qëndrueshëm e i besueshëm, i certifikuar nga Omnitele si rrjeti me performancën më të lartë në vend dhe i gatshëm për të mbështetur rrjetin 5G, rrjetin e së ardhmes! Ne sjellim planet më të mira, komunikim pa limit, internet të shpejtë dhe një përvojë të përmirësuar në të gjitha pikat e kontaktit me klientin!
Ne ju dëgjojmë, ju mbështesim, ju shoqërojmë kudo, me cilësi dhe profesionalizëm!